About Us

permet2

Qyteti i Permetit ose qyteti i luleve vjen nga rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave. Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Kontaktet : Hotel ANa permet prane salles se kongresit , Permet Shqiperi
Tel. +355692894536

email : hotelana@hotmail.com

Facebook :

https://www.facebook.com/Hotel-Ana-Permet-105742641670589